Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i ri i Kosovës, Mihajl Shtajner, priti sot në zyrën e tij, në takime të ndara, liderët kryesorë politikë të Kosovës si dhe kryetarin e Kuvendit, Nexhat Dacin. “Është e qartë se kjo rrugë qorre e procesit politik nuk mund të vazhdojë”- vlerëson Shtajner në një komunikatë për shtyp. Shefi i ri i UNMIK-ut kumton se ka rënë dakord me bashkëbiseduesit për faktin që “ky është një stad shumë delikat dhe zgjatja ndikon për keq në procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe në reputacionin e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG