Ndërlidhjet

ROMË


E përditshmja “Uashington Post”, në një artikull me titull “Jugosllavia heton presionin”, shkruan për kërkesat e sërishme të bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Beogradit që të dorëzojë të akuzuarit për krime lufte dhe para së gjithash Ratko Mlladiçin dhe ish-zyrtarët e lartë serbë, Nikolla Shahinoviç, Vllajko Stoilkoviç dhe Vlastimir Gjeorgjeviç. Kjo gazetë përkujton se Kongresi amerikan më 31 mars do të vlerësojë bashkëpunimin e Beogradit me Tribunalin e Hagës dhe varësisht nga kjo, do të miratojë ose do të ndërpresë ndihmën financiare për Serbinë.
XS
SM
MD
LG