Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, nisi sot turneun gjashtë ditësh në tre vende të Azisë. Në Japoni, presidenti Bush do të takohet me kryeministrin Junishiro Koizumi, ndërsa gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut, ai planifikon të vizitojë zonën e çmilitarizuar dhe t’i përkujtojë botës kërcënimet që vijnë nga Korea e Veriut dhe politika e saj e zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë. Gjatë vizitës në Kinë, presidenti amerikan pritet të përqendrohet në temat e tregëtisë, të drejtave të njeriut dhe çështjen e Taivanit.
XS
SM
MD
LG