Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Zëvendës-presidenti amerikan, Dik Çejni, ka bërë të ditur se çdo “veprim i ardhshëm agresiv” kundër Irakut, do duhej të kishte përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar. Çejni e bëri këtë deklaratë para Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington. Ndër të tjera ai shtoi se është thellësisht i zhgënjyer nga qëndrimi i qeverisë iraniane muajt e fundit. Zoti Çejni tha se kishte mjaft fakte që flisnin për mbështetjen që Teherani i jep terrorizmit si dhe për përpjekjet e tij për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG