Një gjykatës në Uashington ka urdhëruar që gjyqi i Xhon Uoker Lind, amerikanit të akuzuar se ka luftuar përkrah Talibanëve në Afganistan, të fillojë më 2 gusht. Gjykatësi Ellis refuzoi sot një rekomandim të mëparshëm të bërë nga ana e avokatit mbrojtës dhe e prokurorit për fillimin e gjyqit në mesin e muajit nëntor.