Ndërlidhjet

KUVAJT


Rreth 250 ushtarë gjerman arritën në Kuvajt që të fillojnë stërvitjet e specializuara ndaj armëve nukleare-biologjike-kimike me trupat e Shteteve të Bashkuara dhe të Kuvajtit.
Trupat gjermane do të qëndrojnë një muaj në Kuvajt dhe do të angazhohen në ushtrime të veçanta me forcat amerikane tashmë të stacionuara në shtetin e Gjirit, sikurse edhe me trupat kuvajtiane.
Manovrat zhvillohen brenda paktit mbrojtës të nënshkruar pas luftës së Gjirit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kuvajtit.
XS
SM
MD
LG