Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se aeroplanët amerikanë kanë bombarduar gjatë fundjavës ato çfarë ata i kanë quajtur “forca armike” në lindje të Afganistanit. Komanda Qendrore amerikane bën të ditur se sulmet nga ajri nisën kur trupat pro-qeveritare afgane, u sulmuan të shtunën teksa përpiqeshin të kalonin në një rrugë të bllokuar. Një person u vra dhe tre të tjerë u lënduan në sulm. Mësohet se po gjatë fundjavës, nga shkëmbimet e zjarrit mes grupimeve rivale në veri të Afganistanit, janë vrarë katër luftëtarë afganë dhe një punonjës ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG