Ndërlidhjet

HAGË


Dëshmitari i parë në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, Mahmut Bakalli, përkujtoi para Gjykatës takimin e tij me një oficer serb të sigurisë në vitin 1997, i cili i kishte thënë se Millosheviq kishte të gatshëm planin e “tokës së djegur” për Kosovën që përshinte rrafshimin e nja 700 vendbanimeve shqiptare.
Mahmud Bakalli akuzoi ish presidentin jugosllav se u kishte imponuar aparthejdin shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta dhe se Millosheviq ka ditur për krimet që bënin forcat serbe në Kosovë,por se nuk ndërmirrte asgjë për ti ndalur ato.
Prokuroria ka njoftuar se do të thërrasë 90 dëshmitarë për gjykimin e Millosheviqit lidhur me Kosovën, që pritet të zgjasë katër muaj, para se gjykata të hapë akuzat për Kroacinë dhe Bosnjë.
XS
SM
MD
LG