Ndërlidhjet

BISHEK/NJU DELHI


Kryeshefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara,gjenerali Richard Myers diskutoi me udhëheqjen e Kirgistanit fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin ushtarak me këte vend të Azisë Qendrore,ku ndodhen rreth 900 trupa të koalicionit.
Gjenerali Myers arriti në Kirgistan pas vizitës në Nju Delhi ku deklaroi se marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Indisë kanë rëndësi esenciale për stabilitetin afatgjatë në Azinë Qendrore.
Ai tha gjithashtu se aksioni ushtarak në Afganistan nuk ka përfunduar,sepse atje akoma ka kërcënime nga rrjeti terrorist al Kaida i Osama bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG