Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Zgjedhjet komunale, data e të cilave është caktuar për 21 shtator, do të mbahen vetëm nëse përfaqësuesit politikë të Kosovës arrijnë të merren vesh për formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e zhvilluara vitin e kaluar” - kanë deklaruar sot kryeadministratori i Kosovës, Mihajl Shtainer dhe kryesuesi i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, portugezi Zhaime Gama.
Shtainer e informoi kryesuesin e radhës së OSBE-së me bisedimet që partitë politike të Kosovës janë duke bërë për formimin e qeverisë dhe shfaqi besimin se marrëveshja do të mund të arrihet shumë shpejt.
XS
SM
MD
LG