Ndërlidhjet

HAGË


Në procesin gjyqësor kundër ish- presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, dëshmoi Agim Zeqiri, bujk 49 vjeç nga fshati Celinë i Kosovës afër Prizrenit, ku hetuesit e krimeve të luftës ekshumuan 69 kufoma.
Agim Zeqiri dëshmoi për vrasjet dhe djegjet që bën trupt jugosllave në fshatin Celinë, pasi NATO ndërmori fushtën ajrore në vitin 1999 .
Nga Haga njoftohet gjithashtu se gjykatësit kanë urdhëruar të lirohen dy të akuzuar për krime lufte, gjenerali nga Kroacia, Rahim Ademi dhe admirali jugosllav në pension, Miodrag Jokiq,deri në fillimin e gjykimeve të tyre të veçanta.Këta u dorzuan vullnetarisht, e Gjykata ka marrë garancione nga Kroacia dhe Serbia se të akuzuarit do të kthehen për gjykim.
XS
SM
MD
LG