Ndërlidhjet

HAGË


Në procesin gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, sot dëshmuan Agim Zeqiri dhe Fehim Elshani. 67 vjeçari Elshani nga fshati Nagafc i Kosovës, dëshmoi për vrasjet, djegiet, deportimet nga fshati i tij ndërsa akuzoi Millosheviçin për brutalitet të “paimagjinueshëm”. Agim Zeqiri, ndërpreu dëshminë pasi nuk ndjehej mirë. Siç deklaroi, ai vuan nga një sëmundje e veshkave qëkurse u rrah egërsisht nga forcat serbe të sigurisë, tre vjet të shkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG