Ndërlidhjet

PARIS


Zyrtarja e lartë amerikane, asistent sekretarja e shtetit, Elizabeth Jones ka thënë në Paris se “keqkuptimi” është fajtor për plasaritjen midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar,që doli në shesh kur George Bush i quajti Irakun,Iranin dhe Korenë Veriore “bosht i së keqes”.
Jones ka thënë se mesazhi i Uashingtonit nuk u kuptua drejtë tejoqeanit, pjesërisht sepse ishte përcjellë keq, dhe tash, keqkuptimi është zëvendësuar me dialog intenziv.
Ajo tha sot se komentet e “boshtit të së keqes” ishin dedikuar për konsum të brendshëm që tu jepet Amerikanëve një ide mbi përmasat e luftës kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG