Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se “ka disa kohë që nga rradhët e DOS-it, zhvillohet fushatë anti-jugosllave dhe anti-malazeze”. Duke iu përgjigjur akuzave të Koshtunicës, kryeministri serb Zoran Gjingjiç ka thënë se “nuk e di se me kë ka të bëjë akuza, por e ka të qartë se bëhet fjalë për një obstruksion transparent”. Gjingjiç ka shtuar se Serbia gjatë bisedimeve për federatën jugosllave nuk do të pranojë kompromisin e kalbur me të cilin diçka e bashkuar artificialisht do të cilësohej shtet.
XS
SM
MD
LG