Ndërlidhjet

HAGË


Në procesin gjyqësor në Tribunalin e Hagës kundër ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq dëshmuan Halit Berani dhe Besnik Sokoli nga Kosova. Ata dëshmuan për vrasjet në masë, djegiet, shkatërrimet dhe dëbimet e popullsisë nga forcat serbe nën komandën e Millosheviqit, gjatë vërsuljes kundër Kosovës.
Ndërkohë, ish udhëheqësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori amerikan William Walker ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë kundër Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, nëse do të thirret nga Gjykata.
XS
SM
MD
LG