Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti ,George Bush tha se armata e Shteteve të Bashkuara po i ofronë Gjeorgjisë pajisje dhe këshilla teknike për ta ndihmuar ate të luftojë terrorizmin.
Presidenti Bush tha se beson se në Gjeorgji,e cila kufizon me Çeçeninë, ka një infltrim të elementëve të al Kaidës, të arratisur atje si refugjatë.
George Bush tha se derisa do të ketë infiltrim të Al kaidës kudoqoftë, Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë vendet e shumta që të çrrënjosin terroristët dhe ti nxjerrin para drejtësisë.
Pentagoni njoftoi më parë se Shtetet e Bashkuara transferuan 10 helikopterë ushtarakë në Gjeorgji,ku ata mund të ofrojnë asistencë ushtarake që ta ndihmojnë Tbilisin që ti dalë ndanë “problemeve të brendëshme të sigurisë”.
XS
SM
MD
LG