Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në prani të kryeadministratorit Mihajl Shtajner, udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës, nënshkruan në orët e para të mëngjesit marrëveshjen për ndarjen e pushtetit.
Sipas ujdisë, president i Kosovës do të jetë dr. Ibrahim Rugova nga Lidhja Demokratike kurse posti i kryeministrit do t’i jepet Bajram Rexhepit, nga Partia Demokratike. Përfaqësuesit politikë shqiptarë e përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes që i jep fund bllokimit tremujor të formimit të institucioneve të reja, ndërsa parlamenti pritet ta aprovojë dokumentin të hënën.
XS
SM
MD
LG