Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët më të lartë të NATO-s, u takuan në Bruksel me kryeministrin e Ukrainës, Anatoly Kinakh që të diskutojnë çështjen e shitjes së armëve nga ky vend për Maqedoninë.
Sekretari i përgjithshëm, George Robertson ka thënë se Ukraina ka qenë “plotësish dakord” me NATO-n se procesi paqësor në Maqedoni duhet të mbështetet në çdo mënyrë dhe se është e domosdoshme të shmanget çkado qoftë që mund ta destabilizonte ate proces.
NATO më herët i kishte bërë vërejtje Kievit për furnizimin e Shkupit me avionë lufte dhe helikopterë, duke thënë se grumbullimi i armëve shton tensionimet atje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG