Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarë të lartë të policisë së Maqedonisë njoftojnë se shtatë personat e vrarë në orët e para të mëngjesit pas një përleshjeje me policinë në afërsi të fshatit Luboten, planifikonin “atentate terroriste në Shkup, nëpër ambasada të veçanta”. Atyre u janë gjetur armë të tipit kalashnikov dhe disa bomba dore.
Ndonëse identiteti i tyre nuk është bërë plotësisht i njohur, sipas ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski, bëhet fjalë për terroristë muxhahedinë. Ndërkaq Refet Elmazi, zëvndës-ministër i punëve të brendshme, sqaroi për Europa e Lirë se personat janë shtetas të huaj, jo-shqiptarë. Burime po në Ministrinë e Brendshme të cituara nga agjensia Reuters, pohojnë se disa nga viktimat ishin me origjinë pakistaneze.
XS
SM
MD
LG