Ndërlidhjet

PRISHTINË


Instituti i Kosovës për Integrime Euro Atlantike iu ka adresuar të shtunën Bashkimit Evropian, që të mos eksperimentojë me modele jofunksionale për integrimin e ish-Jugosllavisë në BE së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi. Udhëheqësi i Institutit, Blerim Reka, tha se Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, por “ky integrim mund të jetë vetëm mes subjekteve të pavarura dhe sovrane, e kurrsesi në mes formave të vjetëruara njënacionale". Tryeza "Ideja evropiane 50 vjet më vonë" e cila i mbajti punimet sot në hotelin "Grand" të Prishtinës, do të vazhdojë punët edhe me tre cikle të tjera gjatë këtij viti, në të cilat do të ftohen përfaqësues të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.
XS
SM
MD
LG