Ndërlidhjet

BEOGRAD


Deputetët serbë të koalicionit “Kthimi” në Kuvendin e Kosovës, para mbledhjes së nesërme të Parlamentit, kanë nënshkruar në Beograd një Marrëveshje, sipas së cilës përfaqësuesit e tij mund të marrin obligime apo vendime në emër të “Kthimit” vetëm nëse koalicioni në mbledhje të mëparshme do të merrte vendim për këte.
Deputetët serbë me këte Marrëveshje obligohen se “do t’i kontribuojnë zbatimit të programit të qeverisë federale dhe republikane në Beograd për implementimin e Rezolutës 1244”, dhe se koalicioni në marrjen e vendimeve, siç thuhet, “me interes kombëtar dhe shtetëror”, dhe për të gjitha çështjet kontestuese, do të konsultohet me Qendrën Koordinuese për Kosovën.
XS
SM
MD
LG