Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, ka mirëpritur zgjedhjen e Ibrahim Rugovës, në postin e presidentit të Kosovës. “Jam shumë i kënaqur me lajmet që vijnë nga Prishtina” – citohet të ketë thënë zoti Solana, i cili më pas i ka nxitur liderët e zgjedhur të tregojnë efektivitet dhe përgjegjshmëri në mënyrë që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për banorët e Kosovës. Havier Solana tha se udhëheqësit shqiptarë të Kosovës duhen përgëzuar për kurajon politike që treguan në kapërcimin e vështirësive.
XS
SM
MD
LG