Ndërlidhjet

SHKUP


Ekspertët ligjorë dështuan sot të përcaktojnë identitetin e shtatë personave të vrarë të shtunën në Luboten të Shkupit, ndërsa kanë kompletuar autopsinë dhe dorëzuar dosjen hetuesve, pa bërë asnjë koment – raporton agjenisa AP. Ndërkaq ish-komandanti i UÇK, Gëzim Ostreni, në një intervistë për “Europa e Lirë” i ka përgënjeshtruar informatat e disa mediave maqedonase, për lidhje mes ish-UÇK së dhe 7 viktimave duke i quajtur ato trillime. Diplomatë të huaj në Shkup, janë shprehur skeptikë për shumë hollësi të kumtuara rreth ngjarjes, që nga origjina e të vrarëve deri tek rrethanat e incidentit.
XS
SM
MD
LG