Dy astronautë amerikanë kanë montuar me sukses në Teleskopin Hubble, një panel të dytë diellor, që do të prodhojë energji elektrike. Xhim Njuman dhe Majk Masimino shpenzuan më tepër se shtatë orë në instalimin e panelit si dhe të një xhiroskopi i cili do t’u lejojë shkencëtarëve të NASA-s manovrimin e teleskopit në hapësirë. Hubble është parë që në fillim si një projekt shumë ambicioz, që do t’u mundësojë kërkuesve depërtimin në të fshehtat e gjithësisë. Ekzistenca e vrimave të zeza, është vërtetuar pikërisht nga imazhet e realizuara prej teleskopit Hubble.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1