Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KOMBET E BASHKUARA


Zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë të ndërlidhur me pëprpjekjet për reforma në Bosnjë, Wolfgang Petritsch, Jacques Klein dhe Javier Solana, gjatë takimit të mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit, kanë bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për kapjen dhe dorëzimin e të akuzuarve për krime lufte, veçanërisht Radovan Karxhiqit dhe Ratko Mlladiqit.
Solana ka thënë se gjasat e Bosnjës për afrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian mvaren nga marrja e hapave të vendosur, sikurse bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish- Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG