Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtori i sektorit për Evropën jug-lindore pran ministrisë së Jashtëme të Britanisë, James Bewan, deklaroi në Prishtinë se Kosova pas formimit të institucioneve qëndrore ndodhet në një etapë të re dhe do të ketë mbështetjen e plotë të bashësisë ndërkombëtare.
James Bewan bisedoi me presidentin Ibrahim Rrugova, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci.
Me presidentin Rrugova ka biseduar edhe përfaqësuesi i Grupit ndërkombëtar të krizave, Morton Abramowitz dhe ka vlerësuar se është e domosdoshme të fillohet dialogu për statusin final të Kosovës.
“Mendoj se zgjidhja duhet të jetë Kosova e pavarur, gjithmonë kam besuar në këte dhe kjo më në fund ashtu edhe do të jetë”, ka thënë Abramowitz, duke shtuar se “bashkësia ndërkombëtare, Kosova dhe Beogradi tash duhet të fillojnë të mendojnë se si ta zgjidhin këte çështje”.
XS
SM
MD
LG