Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Procesi gjyqësor kundër ish- presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës vazhdoi me dëshmitë e Sabit Kadriut nga Vushtria.
Gjykata e Hagës njëherit ka rrefuzuar kërkesën e Millosheviqit për lirim të përkohshëm duke argumentuar se Tribunali nuk është i sigurtë nëse i akuzuari do të paraqitej prap në Gjykatë apo se nuk do ti dëmtonte të tjerët.
Ndërkaq, funksionari i administratës së Shteteve të Bashkuara për krime lufte, Pierre-Richard Prosper i shfaqi në Hagë mbështetje të fuqishme Tribunalit dhe ka insistuar për bashkëpunim të plotë të vendeve të ish- Jugosllavisë me Tribunalin.
XS
SM
MD
LG