Ndërlidhjet

SHKUP


Policia maqedonase arrestoi përkohësisht mbrëmë shtatë punonjës të agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë si dhe dy ushtarë të NATO-s, të cilët akivistët i kishin thirrur për ndihmë. Ata i akuzuan të ndaluarit të kishin fotografuar objekte ushtarake afër fshatit Rashçë, jo larg Shkupit. Zyra e UNHCR-së në Shkup konfirmoi arrestimin e përkohshëm, por përgënjeshtroi deklarat e policisë që punonjësit e saj të ishin ndërlikuar në fotografimin e barakave ushtarake. Zyrtarë të NATO-s në Shkup nuk kanë bërë komente.
XS
SM
MD
LG