NATO dhe Bashkimi Europian kanë përshëndetur miratimin mbrëmë në parlamentin e Maqedonisë të ligjit për amnestimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, lordi George Robertson, ka vlerësuar se “ligji paraqet një hap kurajoz drejt paqes dhe ripajtimit si dhe implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”. Përfaqësuesi i lartë europian, Havier Solana, ka thënë nga ana e tij se “ligji për amnisti davarit çdo hije pasigurie rreth vullnetit që kanë autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë për të mbyllur kapitullin e krizës dhe konfliktit”.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1