Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë përgëzuar Maqedoninë për votimin në favor të ligjit për amnestimin e luftëtarëve shqiptarë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke e cilësuar aktin, një përbërës thelbësor të procesit të paqes dhe ripajtimit në vend. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Riçard Bauçër, tha se Shtetet e Bashkuara e shohin miratimin e ligjit si mbështetje dhe avancim të paqes ndërsa mohojnë çdo mentalitet apo palë që mbron rikthimin e dhunës.
Bauçër tha më tej se Uashingtoni është në pritje të Konferencës së Donatorëve për Maqedoninë, që do të mbahet më 12 mars.
XS
SM
MD
LG