Ndërlidhjet

RAMALLAH / UASHINGTON


Lideri palesinez, Jaser Arafat, i ka kërkuar gjatë një bisede telefonike sekretarit amerikan të Shtetit, Kolin Pauell, të ndalë ato që ai i ka quajtur “masakra në territoret palestineze”. Këto komente pasojnë njoftimin e mbrëmshëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush, se i dërguari special amerikan për Lindjen e Mesme, Antoni Zini, do të kthehet në rajon javën e ardhshme në tentativë për të ulur tensionet izraelito-palestineze.
Siç mësohet, gjenerali i pensionuar amerikan do të përpiqet të diskutojë planin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim, rekomandimet që ftojnë për masa mirëbesimi si dhe kthimin eventual në negocijatat për paqë.
XS
SM
MD
LG