Ndërlidhjet

BAGRAM/AFGANISTAN


Ushtarakët amerikanë njoftuan se luftëtarët e Al -Kaidës, të përfshirë në fushatën më të madhe ushtarake gjatë luftës në Afganistan, janë detyruar të tërhiqen në shpellat e tyre.
Zëdhënësi i forcave, majori Brajan Hilferti, tha se luftimet në malet afër qytetit lindor Gardez nuk janë aq intensive sa ditët e kaluara për shkak të motit të keq.
Sidoqoftë, udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, sinjalizoi se beteja është afër përfundimit kurse sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, deklaroi se luftimet mund të zgjasin edhe fare pak ditë.
XS
SM
MD
LG