Ndërlidhjet

UASHINGTON


Amerikanët po përkujtojnë sot gjashtë mujorin e sulmeve terroriste mbi Nju Jork dhe Uashington. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg e hapi ceremoninë komemorative me një minutë heshtje për 3 mijë të vrarët e asaj dite. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti George Bush, tha se lufta anti-terror e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fazën e saj të dytë. Presidenti amerikan e quajti atë “një fushatë globale për mohimin e mbrojtjes së terroristëve”.
XS
SM
MD
LG