Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BRUKSEL


Mbi 40 vende donatore dhe organizata ndërkombëtare në Konferencën e Brukselit, premtuan 578 milion euro ndihma për Maqedoninë nga të cilat 307 milion euro infuzion i menjëhershëm për rimëkëmbjen ekonomike, rindërtimin dhe reformat në Maqedoni. Pjesa tjetër rreth 271 milion euro, do të jepen për qëllime humanitare dhe ato të zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë gjatë vitit 2002, sapo nevojat të jenë përcaktuar qartë. Ndërkaq Grupi Ndërkombëtar për Krizat, me një komunikatë nga Brukseli, ka kërkuar të caktohet edhe një këshilltar anti-korrupsion që do të mbikqyrte shpenzimin e fondeve.
XS
SM
MD
LG