Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK, Egjipt


Nën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Dik Çejni i tha një grupi ushtarësh amerikanë të stacionuar në Egjipt, se luftimet e shokëve të tyre kundër terrorizmit në Afganistan, janë vetëm fillimi i një beteje të gjatë anti-terror. Dik Çejni i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Egjipt. Ndalesa e mëparshme e zotit Çejni ishte Jordania ku ai pati bisedime me mbretin Abdullah, i cili e sinjalizoi nën presidentin amerikan për rrezikun që sulmet e mundshme ndaj Irakut të sjellin destabilizim të rajonit.
XS
SM
MD
LG