Ndërlidhjet

UASHINGTON


Stejt Departmenti amerikan thotë se pret nga Izraeli që të tërheqë plotësisht ushtrinë e tij nga të gjitha rajonet palestineze të Bregut perëndimor, që duhet të përfshijë qytetin e Ramallahut, dhe që do të ndihmonte të deleguarin paqësor të Shteteve të Bashkuara, Anthoni Zinni të përmbushë qëllimin e tij për negociata dhe armëpushim midis Izraelit dhe palestinezëve.
Më herët nga Jerusalemi u njoftua se kryeminstri izraelit, ka urdhëruar tërheqjen graduale nga Ramallahu, por një kordon do të mbesë rreth këtij qyteti autonom palestinez.
Zinni pritet të takojë kryeministrin Sharon dhe nesër të bisedojë me zyrtarët palestinezë.
XS
SM
MD
LG