Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria jugosllave aprovoi projekt Ligjin që garanton amnestinë për kryengritësit shqiptarë nga radhët e ish UÇPMB-së, në Luginën e Preshevës, si element kyç i planit të mbështetur nga NATO për çarmatimin e luftëtarëve të UÇPMB-së.
Ligji duhet të kalojë edhe në parlamet, kurse amnestia do të përfshijë të gjithë shtetasit jugosllav që kanë bërë krim terrori, siç thuhet, midis 1 janarit 1999 dhe 31 majit 2001 në zonën e sigurisë pesë kilometërshe, por nuk është e qartë se sa të burgosur do të lirohen.
XS
SM
MD
LG