Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

HAGË


Ish i dërguari britanik për Ballkanin dhe ish lider i një partie opozitare britanike, Paddy Ashdown, në dëshminë e tij në gjyqin e Hagë, tha se “në vitin 1998 i kishte tërhequr vërejtjen të akuzuarit Sllobodan Millosheviq, që të ndalë fushatën e tij të terrorit në Kosovë, sepse, në të kundërtën, do të ballafaqohej me akuzë për krime lufte”.
Në pyetjen e Millosheviqit se “a jeni ju të vetëdijshëm për krimet e luftës që ka bërë vendi i juaj gjatë agresionit të Natos kundër Jugosllavisë”, dëshmitari Ashdown u përgjigj se “kjo ishte tërësisht përgjegjësi e juaja; kjo nuk ka të bëjë asgjë me Naton… unë ju pata tërhequr vërejtjen se do të pëfundoni në këtë gjyq dhe tash ju jeni këtu”.
XS
SM
MD
LG