Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur tërheqjen e trupave izraelite nga hapësirat urbane në territoret palestineze duke e vlerësuar atë “si një zhvillim pozitiv”. Por, është ripërsëritur kërkesa për tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Bregu Përëdnimor dhe nga Rripi i Gazës. Duke folur në Fort Bragg të Karolinës së Veriut, presidenti amerikan George Bush ka thënë se ai është i kënaqur me tërheqjen e forcave izraelite nga Ramallahu.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.
Më të lexuarat
1