Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një gjykatë ushtarake ka liruar sot zëvendës-kryeministrin e Serbisë, Momçillo Perishiq, por njofton se ja ka kaluar akuzat prokurorëve të armatës pasi sic thuhet “një i dyshuar i tretë, duket t’i ketë përcjellë Perishiqit disa materiale konfidenciale të cilat i kanë kaluar një shtetasi të huaj”. Një zëdhënës i zotit Perishiq i ka mohuar akuzat. Zyrtari i lartë serb u ndalua të enjten ndërsa darkonte me diplomatin amerikan, Xhon David Neibër, me dyshimin se po përpiqej t’i jepte këtij të fundit dokumente të klasifikuara, që sipas raporteve fillestare mund të inkriminonin ish-presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç.
Shtetet e Bashkuara protestuan ndaj incidentit, ndërsa kryeministri serb, Zoran Gjingjiç, e cilësoi atë “skandal të klasit të parë”.
XS
SM
MD
LG