Ndërlidhjet

BUJANOC


Përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kanë reaguar pas shpërthimit të mbramë dhe shkatërrimit deri në themel të shtëpisë së fundit serbe në fshatit Lluçan, duke thënë se akte të tilla anti-demokratike shkojnë në dëm të çështjes shqiptare në Luginë dhe si të tilla nuk mund të jenë bërë nga shqiptarët.
Sipas Shaip Kamberit, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, organizata e tij ka kërkuar nga organet e hetuesisë në Bujanoc, që t’i hetojnë raste të tilla dhe t’ua dorëzojnë kryesit e akteve drejtësisë dhe jo t'i akuzojnë a priori shqiptarët.
Nga incidenti i së premtes mbrëma nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale në tre shtëpi aty pranë që u përkisnin shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG