Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtria amerikane dhe aleatët planifikojnë sulme të reja kundër disa strehimoreve të izoluara të luftëtarëve talibanë dhe anëtarëve të al Kaidës në jug dhe në lindje të Afganistanit, raporton gazeta “Washington Post”.
Avionët vëzhgues pa ndalim fluturojnë mbi dy-tre rajone “nga të cilat talibanët dhe anëtarët e al Kaidës kishin filluar fushatat e tyre dhe kanë patur mbështetje historike”, ka deklaruar gjenerali amerikan, Franklin Hagenbeck.
Informatat e mbledhura do të ndihmojnë për konceptimin e sulmeve të reja amerikane, ka shtuar gjenerali. Shqyrtohen disa mundësi, por Hagemback nuk ka dashur të zbulojë se kur mund të fillonte aksioni.
XS
SM
MD
LG