Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ministria e Jashtme e Bosnjës ka kërkuar nga ambasdori i saj në Shkup, Fahrudin Kulenoviq të vijë në Sarajevë “për konsultime urgjente”, pasi autoritetet e Maqedonisë vazhdojnë të rrefuzojnë ofrimin e evidencave përkatëse lidhur me arrestimin, burgosjen dhe abuzimin fizik të dy shtetasve të saj nga muaji shkurt, e të liruar katër ditë më vonë.
Kjo ministri njoftoi më herët se Omer Avdusinoviq dhe Asim Sefer ishin arrestuar në Maqedoni muajin e kaluar derisa ndodheshin në rrugëtim për në Jordan ku studiojnë.
XS
SM
MD
LG