Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët e Pentagonit thanë se trupat amerikane kanë vrarë mbi 16 persona gjatë sulmit të djeshëm kundër një konvoi që besohet se transportonte luftëtarë të al Kaidës në lindje të Afganistanit.
Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Tommy Franks deklaroi në bazën ajrore Bagram afër Kabulit se “Operacioni Anakonda” kundër luftëtarëve talibanë dhe al Kaidas në provincën Paktia përfundon, por se misioni i Shteteve të Bashkuara është largë nga përfundimi.
Ndërkaq, Britani njoftoi se do të dërgojë edhe 1700 trupa tjera në Afganistan që të ndihmojë forcat amerikane.
XS
SM
MD
LG