Ndërlidhjet

BETLEHEM


Ushtria izraelite bën të ditur se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga Betlehemi dhe të tjera territore palestineze, të pushtuara në javët e fundit. Njësitë po zëvendësohen nga policia palestineze. Zbrapsja e trupave izraelite erdhi edhe si rrjedhojë e një serie takimesh mes zyrtarëve palestinezë dhe izraelitë të sigurisë, të ndërmjetësuara nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, Antoni Zini.
XS
SM
MD
LG