Ndërlidhjet

LIDHJA LIBERALE NUK DO TA PËRKRAHË QEVERINË PAKICË TË KRYEMINISTRIT VUJANOVIQ


Rexhep Çunmulaj, Podgoricë Qëndrimi i tillë i Lidhjes Liberale dhe paralajmërimi i Partisë Socialdemokrate se do të dalë nga qeveria s’do mend se do të shkaktojnë rreshtime të reja në skenën politike në Mal të Zi… madje edhe në nivelin federal.

“Me nënshkrimin e tyre në Beograd për ruajtjen e Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi, presidenti Gjukanoviq dhe kryeministri Vujanoviq, faktikisht ua morën të drejtën qytetarëve të Malit të Zi për formimin e shtetit të tyre, duke favorizuar idenë e pakicës së qytetarëve në këtë republikë për ruajtjen e de facto federatës Jugosllave” - u shpreh sot në konferencë për shtyp, lideri i Partisë Liberale Miodrag Zhivkoviq, duke shtuar se kjo parti është e detyruar që ta ndryshojë qëndrimin e vet aktual lidhur me qeverinë e Malit të Zi.
“Prej sot Lidhja Liberale nuk do ta përkrahë qeverinë pakicë të kryeministrit Vujanoviq. Lidhja Liberale është përcaktuar për një hap të tillë duke e konsideruar si të dhunshëm, por edhe të pritur, për shkak se kreu shtetëror i Malit të Zi dhe kreu i Partisë demokratike të socialistëve, i përfaqësuar nga zotërinjtë Gjukanoviq dhe Vujanoviq, në Beograd, më 14 Mars e nënshkruan marrëveshjen për definimin e marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë” - vlerësoi Miodrag Zhivkoviq duke shtuar se në këtë mënyrë, është anuluar marrëveshja e kësaj partie me Partinë demokratike të socialistëve, e arritur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar për përkrahjen e qeverisë pakicë, me të vetmin kusht: mbajtjen e referendumit për pavarësinë shtetërore të Malit të Zi. Ai, poashtu, paralajmëroi se përveç mospërkrahjes së qeverisë ata me gjasë do të tërheqin edhe kryetaren e kuvendit, Vesna Peroviq, e cila është nga radhët e kësaj partie.
Qëndrimi i tillë i Lidhjes Liberale dhe paralajmërimi i Partisë Socialdemokrate se do të dalë nga qeveria s’do mend se do të shkaktojnë rreshtime të reja në skenën politike në Mal të Zi… madje edhe në nivelin federal.
XS
SM
MD
LG