Ndërlidhjet

UASHINGTON


Beogradi doemos duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Tribunalin e Kombve të Bashkuara për krime lufte dhe të përmbushë obligimet tjera ndërkombëtare me qëllim të vazhdimit të marrjes së ndihmës nga Shtetet e Bashkuara, tha Departamenti amerikan i Shtetetit.Vlersimin lidhur me ndihmën dhe bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën e Hagës do te bëj Stejtdepartamenti deri nga 31 marsi.
Zëdhënësi Richard Baucher tha në Uashington se ”derisa po i afrohemi 31 marsit ne e kemi bërë të qartë se Jugosllavia duhet të bashkëpunojë me Tribunalin Penal Ndërkombëtar, të ndërmarrë hapa për mbështetjen e Marrveshjes paqësore të Dejtonit, implementimin e politikave për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe pushtetit ligjor, dhe në veçanti lidhur me lirimin e të burgosurve etnikë shqiptar”.
XS
SM
MD
LG