Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli suspendoi bisedimet e sontme për armëpushim pas sulmit vetvrasës me bomba në qendër të Jerusalemit perndimor që la dy persona të vdekur e 40 të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupacioni radikal palestinez Brigadat e Martirëve al Aksa, të cilin Uashingtoni e radhiti sot në mesin e “organizatave të jashtme terroriste”.
Autoriteti palestinez dënoi sulmin, por tha se kjo dëshmon për nevojën urgjente për implementimin e planit paqësor, kurse qeveria Izraelite tha se Yasser Arafat duhet të mposhtë militantët para se të arrihet një marrëveshje.
XS
SM
MD
LG