Ndërlidhjet

KABUL


Një tërmet i fuqishëm që goditi mbrëmë dhe në orët e mëngjezit provincën veriore, Baghlam të Afganistanit ka lënë 1.500 të vdekur, por numri i saktë i viktimave mund të jetë edhe më i madh sepse zyrtarët afganë flasin për disa mijëra të vrarë.
Raportohet se tërmeti me fuqi prej 6 ballësh të Rihterit, me epiqendër në malet Hindu Kush, ka shkatërruar tërësisht kryeqendrrën e distriktit Nahrin dhe shumë fshatra, 175 kilometra në veri të Kabulit.
Në rajonet e goditura nga tërmeti janë dërguar ekipet e para që të vlerësojnë dëmet.
XS
SM
MD
LG