Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria serbe miratoi formalisht një dekret të ri për ekstradimin e të dyshuarve për krime lufte në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara në Hagë.
Miratimin e kumtoi ministri serb i Drejtësisë, Vlladan Batiq ,duke anashkaluar kështu vendimin e djeshëm të gjykatës kushtetuese se Statuti i Hagës nuk mund të aplikohej në Jugosllavi.
Presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica ka kundërshtuar ekstradimet në Tribunalin e Hagës dhe ka kërkuar që të miratohej ligj i veçantë për ekstradimin e të dyshuarve serbë për krime lufte.
Në Serbi ndodhen dhe besohet se fshihen një dyzinë të dyshuarish për krime lufte, në mesin e të cilëve edhe gjenerali Ratko Mlladiq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG